Shkaku i taksës, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë

248

Edhe pse ishte ftuar që të merrte pjesë në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, gjeneral major Timothy Orr, ka anuluar vizitën e tij.

Mospezullimi i taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës ka bërë që komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majori Timothy Orr, ta anulojë vizitën e tij për në Kosovë. Vizita e gjeneral majorit Timothy Orr ishte planifikuar që të bëhej nga 16 shkurti deri më 18 shkurt, pra ai ishte i ftuar në 11-vjeotrin e Pavarësisë së Kosovës.

Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama është njoftuar nga zyrtarë të ambasadës amerikane në Prishtinë për anulimin e kësaj vizite.

Anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr e ka konfirmuar Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit kosovar Hashim Thaçi.

“Po, Gjeneral Rama ka dërguar një letër me të cilën e njofton Presidentin Thaçi se SHBA ka anuluar vizitën e Gjeneralit Orr. Gjeneral Rama na ka njoftuar se ka pasur një takim me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Prishtinë, të cilët e kanë informuar se gjenerali Orr e ka anuluar vizitën e tij”, ka thënë Arifaj për /lajmi./

Comments