Shkalla e papunësisë mbetet 2.4 për qind

75

Lumi - Fahrschule

Shkalla e papunësisë në Zvicër në shtator 2018 ishte 2.4 për qind. Për ekonomistët, ky numër i ulët nuk është befasi.

Gjithashtu, numri i të papunëve të rinj ka rënë në muajin shtator, krahasuar me muajin e kaluar.

Papunësia mbetet në një nivel të ulët, 2.4 për qind në shtator 2018, duke mbetur në nivelin e ulët dhjetëvjeçar për të pestin muaj radhazi, shkruan albinfo.ch.

Ekonomistët e anketuar kishin pritur dhe parashikuar përqindjen 2.4 për qind për muajin në fjalë, por me ndikimet sezonale nga 2.5 në 2.6 për qind.

MÖBEL THEMA

Në total, sipas sondazheve të realizuara nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), në fund të shtatorit 106,586 të papunë janë të regjistruar me qendrat rajonale të punësimit (RAV), 1307 më pak se muajin e kaluar.

Papunësia ra me 26.583 (-20.0%) nga viti në vit, siç njoftoi SECO. Në shtator 2017 papunësia ishte ende në 3.0 për qind.

Numri i të rinjve të papunë gjithashtu kishte shënuar rënie në shtator krahasuar me muajin e kaluar, me 5.3 për qind, në 13.724 persona, norma ra në 2.5 për qind. Krahasuar me muajin korrespondues të vitit të kaluar, papunësia mes 15 dhe 24-vjeçarëve ra me pothuajse 23 për qind.

Sipas rajonit, shkalla e papunësisë në Zvicër gjermane ishte me 2.0 për qind (e pandryshuar), dukshëm më e ulët se sa në Zvicrën Perëndimore dhe Ticino (ende 3.3%).

Comments