Shkarkimi i Mizrahit, zv.ministri drejton Ministrinë e Punëve Sociale

304

Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do ta udhëheq zëvendës ministri Gjonul Bajraktar. Ky është  konkluzioni i Qeverisë i miratuar në seancën e sotme, pasi VMRO DPMNE-ja nuk propozoi kandidat tjetër që do ta zëvendësonte ministren e shkarkuar Rashella Mizrahi.

Qeveria

“Në paragrafin 2 të nenit 48 të Ligjit për organizimin e punës dhe organeve të administratës shtetërore në pjesën  4 që e rregullon udhëheqjen me organet me institucionet shtetërore dhe marrëdhënieve mes tyre thuhet se zëvendësi e zëvendëson ministrin në raste kur ai mungon ose kur për shkak të sëmundjes ose arsyeve të tjera nuk ka mundësi të kryej funksionin e tij, me të gjitha autorizimet e tij dhe përgjegjësitë në udhëheqje”.

Nga Qeveria thonë për Alsat se me këtë Konkluzion, ashtu siç parashikon Marrëveshja e Përzhinës,  zëvendësministri Bajraktar do të marrë të gjitha autorizimet e Ministres Mizrahi, por për vendimet e marra do të ketë nevojë edhe për nënshkrimin e zëvendës ministres plotësuese Sanella Shkrjel. Lidhur me rastet kur Ministri nuk do të jetë në mundësi të udhëheqë me ministrinë, Kuvendi më 26 korrik të vitit 2019 ka bërë interpretim autentik të nenit 48 paragrafi 2 të Ligjit për organizimin e punës së administratës shtetërore. Edhe në këtë rast, është konstatuar se kompetencat i takojnë zëvendës ministrit.

MÖBEL THEMA

Interpretim autentik i Kuvendit 

Kuvendi ka vendosur që dispozita e nenit 48 paragrafi 2 e ligjit për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore… duhet të interpretohet në atë mënyrë që nën termet “Arsye të tjera” dhe “të gjitha autorizimet e tij dhe përgjegjësitë në udhëheqje”, nënkuptohen rrethana ku zëvendësministri, në rastet kur ministri është i shkarkuar ose ka dhënë dorëheqje, mund t’i marrë të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë, respektivisht zëvendësministri mund të dorëzojë akte nënligjore dhe akte të tjera për të cilat në ligj është konstatuar autorizim për miratimin e tyre nga ministri, si dhe ajo se mund të kryej edhe autorizime të tjera, të drejta, obligime dhe përgjegjësi të cilat në pajtueshmëri me ligjin janë nën kompetenca të ministrit”.

Nga ministria e Punë dhe Politikës Sociale thonë se që nga shkarkimi i ministres teknike nga radhët e VMRO-DPMNE-së Rashela Mizrahi e deri më tani, gjithçka ka funksionuar në mënyrë normale. Madje punonjësve u janë lëshuar pagat dhe janë kryer edhe të gjitha pagesat e tjera që ministria obligohet ti bëjë. Ministrja teknike Rashela Mizrahi u shkarkua një ditë para shpërndarjes së Kuvendit me propozim të kryeministrit Oliver Spasivski, me akuzën se e ka shkelur Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Prespës.

Mefail Ismaili

Comments