Shkarraviten mbishkrimet me emrin e ri Maqedonia e Veriut

106

Lumi - Fahrschule

Pak qaste pasi janë vendosur mbishkrimet me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, të njëjtat janë shkarravitur deri më tani nga aktivistë të panjohur për organet e rendit, informon MEDIAL.MK

MÖBEL THEMA

Shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale kanë publikuar se në disa lokacione të vendit gjatë orëve të mbrëmjes është shkarravitur pjesa ku shkruhet “e Veriut”.

Pas disa rasteve me shkarravitjen e mbishkrimeve të reja të cilat u paraqitën deri tek Ministria e Brendshme, kjo e fundit thotë se tashmë po mendon për krijimin e një plani operativ për mbrojtjen e këtyre tabelave, në veçanti të atyre që janë të vendosura në vendkalimet kufitare me Greqinë.

Comments