Shkatërrohet grupi shqiptar që trafikoi mbi 4.5 ton droga

230

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe Amerika Latine drejt shtetit fqinj, duke sekuestruar gjatë hetimit të kësaj çështje mbi 4.5 ton marijuanë, kokainë dhe hashash. Droga nga Shqipëria nisej nga porti i Durrësit dhe nëpërmjet kanalit të Otrantos, ndërsa nga Amerika latine nga Bogota e Kolumbisë. Autoritetet italiane deklarojnë se korrierët dhe personat kyç në rrjetin e trafikut janë shqiptarë, transmeton OraNews.

Policia italiane ka shkatërruar një grup shqiptarësh që kryenin trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe nga Amerika latine drejt shtetit fqinj.

Karabinierët sekuestruan mbi 4 ton e gjysmë marijuanë, kokainë si dhe një sasi hashashi, me vlerë totale prej 8 milionë eurosh.

Autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona ndërsa kanë arritur të zbulojnë dhe rrugët e furnizimit të drogës.

Furnizimi me kokaine kryhej nga Amerika e jugut ndërsa marijuana dhe hashashi mbërrinte në Itali nga vendet e Ballkanit, duke kaluar nga porti i Durrësit, siç tregon edhe kjo video e policisë italiane.

MÖBEL THEMA

Operacioni ka nisur pas kontrolleve në disa prej lokaleve të natës në Torino, ku u ndalua dhe një 33-vjeçar shqiptar, i cili kishte rol kyç në trafikimin e drogave.

Autoriteteve u kishte bërë përshtypje sasia e madhe e drogës që mbërrinte në qytet, pagesat e larta që kryheshin si dhe magazinat për të ruajtur gjithë ngarkesën.

Trafikantët në bashkëpunim me shqiptarin 33-vjeçar kishin marrë shtëpi me qira pranë bregdetit të Adriatikut për ruajtjen e drogës si dhe një flotë të anijeve për të ndjekur rrugën e trafikimit Shqipëri-Puglia apo Shqipëri-Molise.

Në një rast, karabinierët e Torinos gjetën tonelata droge në një vilë në bregdetin e Termolit, sasi e cila ishte nisur nga Shqipëria.

Trafikantët shqiptarë pas një defekti në motorin e gomones të nisur nga kanali i Otrantos kishin hedhur disa ton marijuanë në det, sasi e cila më pas u tërhoq nga bashkëpunëtorët italianë.

Sipas medieve italiane, shqiptarët kishin role kyçe dhe në transportin e drogës nga Amerika latine drejt Italisë.

Karabinierët zbuluan dy shqiptarë që niseshin me fluturime të posaçme, me dhjetëra kilogramë kokainë të fshehur në bagazhet e tyre.

Comments