Shkëmbeu vajzën 1 vjeçare me 1 makinë të përdorur, nëna e pashpirt përballet me drejtësinë

98

Një grua në Karolinën Veriore është vënë në pranga pasi akuzohet ta ketë shkëmbyer vajzën e saj 1-vjeçare me një makinë të përdorur.

45-vjeçarja Alice Leann Todd u arrestua nga policia e Thomasville ndërsa ndodhej në shtëpinë e saj, pasi u mor vesh se ia kishte dhënë vajzën e saj të mitur një çifti në këmbim të një makine të përdorur.

Në pranga janë vënë gjithashtu e dhe Marie Chavis dhe bashkëshorti i saj Vicencio Romero të cilët u shtirën se fëmija ishte e tyre.

MÖBEL THEMA

Treshja dolën përpara gjykatës për t’u përballur me akuzuat që bien mbi ta.

Policia e mori vesh për marrëveshjen mes nënës së vajzës dhe çiftit që e bleu pasi u njoftuan nga një qendër shëndetësore, stafi i së cilës kishte marrë në telefon edhe shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve.

Marie ishte paraqitur në këtë qendër mjekësore me fëmijën në dorë, e cila kishte shenja në trup, duke u thënë mjekëve që kishte kaluar një reaksion alergjik.

Alice e kishte dhënë vajzën në 2018 dhe në këmbim kishte marrë një Laser Hatchback Plymouth të viteve ’90.

Comments