Lajme, Teknologji — December 3, 2017 at 12:27 pm

Shkencëtarët gjejnë se çfarë e shkakton autizmin tek fëmijët

by

Alumini në vaksina mund të shkaktojë autizmin, thotë një hulumtim i ri kontrovers.
Fëmijët autik kanë 10 herë më shumë metal në trurin e tyre sesa një i rritur, gjeti studimi.

Alumini kalon membranën që ndan trurin nga gjaku që qarkullon dhe grumbullohet në qelizat e përfshira në ruajtjen e një mjedisi të brendshëm, siç është temperatura, shton hulumtimi.

Autori i studimit, profesori Chris Exley nga Universiteti Keele, tha: “Ndoshta ne tani kemi një lidhje mes vaksinimit dhe çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD). Lidhja është përfshirja e një ndihmësi prej alumini në vaksinë”.

Hulumtuesit spekulojnë se ata që vuajnë nga autizmi mund të kenë ndryshime gjenetike që i bëjnë ata të grumbullojnë aluminin, të cilët njerëzit e shëndoshë janë në gjendje ta heqin, transmeton Gazeta Express.

Gjetjet janë kontroverse pasi gastroenterologu Andrew Wakefield tha më 1995 se vaksinat e fruthit dhe të tjerat kanë lidhje me sëmundjen e zorrëve dhe autizmin.

Comments

comments