Shkëndija forcohet me reprezentuesin e Maqedonisë

418

Skuadra e Shkëndijës sot prezantoi edhe përforcimin e radhës në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Bëhet fjalë për Ljupço Dorievin, i cili vjen nga radhët e skuadrës “Akademia Pandev”. Mesfushori 24 vjeçar do të plotësojë zbrazëtirën në sulmin e skuadrës tetovare, pas largimit të Marjan Radeskit te Akademia Pandev. Doriev, më parë ishte pjesë edhe e skuadrës së Horizont Turnovës, ndërsa ka regjistruar edhe një paraqitje për përfaqësuesen seniore të Maqedonisë në futboll.

Comments