Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti i tmerrshëm

1,583

Shkon në tre numri i viktimave nga ak.sidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës të Shqipërisë ndërsa një vajzë 21-vjeçe është e plagosur në spital jashtë rre.zikut për jetën.

Mbrëmë humbën jetën Lumturie Demrozi 46-vjeç dhe pasagjeri i makinës që u ak.sidentua Gentjan Belba 23-vjeç ndërsa në orët e para të ditës së sotme vd.iq në spital shoferi i ‘Benz’-it me targa AA 615 VO Vilson Cara 24-vjeç i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes.

Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës por ak.sidenti tra.gjik u preu jetën në mes.

MÖBEL THEMA

Rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Kavajës ‘Benz’-i i marrë me qira ku po udhëtonin dy të rinjtë sipas policisë për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin dhe si pa.sojë edhe e lagështirës mjeti është përp.lasur me tabelën e një karburanti.

Por pavarësisht tentativës makina ka marrë përpara nënën bashkë me vajzën. Përplasja ka qenë fa.tale për gruan që humbi jetën në vend nga go.ditja ndërsa vajza Xh. Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.

Nga përp.lasja e makinës me tabelën e karburantit humbi jetën në vend edhe pasagjeri Gentjan Belba që po udhëtonte në ‘Benz’ me Vilson Carën ndërsa ky i fundit mori pl.agë të rënda duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Policia ka nisur he.timet për ngjarjen ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit dhe daljen e makinës nga rruga.

Comments