Shkup, sanksionohen rreth 200 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

81

Dy persona janë lënduar rëndë dhe nëntë tjerë kanë marrë lëndime të lehta në gjithsej 22 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e SPB Shkup. Në 11 aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve.

MÖBEL THEMA

“Janë sanksionuar 194 shofer për tejkalim të shpejtësisë, 15 që kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, shtatë nuk kanë dhënë përparësi këmbësorëve, katër janë ndalur në mënyrë të parregullt dhe 10 shoferë nuk kanë poseduar pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se gjithashtu janë gjobitur edhe 15 këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor.

Comments