Shkupi deklason Pelisterin, barazojnë Renova e Struga T&L

225

Tre gola nga Dembo Darboe i kanë dhënë FC Shkupit fitore bindëse 1:3 në transfertën me Pelisterin në Manastir e luajtur në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Epërsisë së Pelisterit me Manevskin, shkupjanët i’u përgigjën me hat-trickun e Barboes i cili çon Shkupin në kuotën e 31 pikëve dhe mbajnë vendim e dytë me dy pikë më pak se lideri, Shkëndija që të shtunën kishte fituar 0:2 Borecin. Pa fitues janë mbyllur sfidat në Strugë dhe Tetovë, pasi Struga Trim&Lum luajti 1:1 me Akademia Pandevin, ndërsa Renova dhe Sileksi nuk gjetën mënyrën e shënimit të golit duke u ndarë 0:0. Pa gola përfundoi edhe sfida Vardari-Rabotniçki, ndërsa 3:1 si mysafire e Bellasicës fitoi Makedonija Gj.P..

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Rezultatet e xhiros së 15-të
Boreci-Shkëndija 0:2
Pelisteri-Shkupi 1:3
Renova-Sileksi 0:0
Struga T&L-A.Pandev 1:1
Bellasica-Makedonija Gj.P. 1:3
Vardari-Rabotniçki 0:0
/SHENJA/

Comments