Shkupi Ndal Serinë Negative, Rikthen “Buzëqeshjen” Ne Çair (VIDEO)

63

FC Shkupi më në fund ka gjetur rrugën deri te fitorja. Pas 5 humbjeve rradhazi në kampionat, “bardhekaltërit” mundën Sileksin në Çair me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Lojë dominante që nga fillimi, me Ustabashin që kishte një rast ideal në fillim, ndërsa zhbllokimi i rezultatit do të vinte në minutën e 32-të. Suhejl Muharemi ndalohet në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë së Sileksit, ndërsa Rron Broja penalltinë e shndërroi në gol për epërsi 1:0 të Shkupit.

MÖBEL THEMA

Goli i dytë nuk vonoi shumë, kur pas 6 minutave lojë, pas një aksioni i riu Muharemi u gjet sërish në brenda zonë, duke çuar topin në rrjetë për dyfishim të rezultatit. Me rezultat 2:0 u mbyllën edhe 45-të minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë, Sileksi shënoi përmes Duranskit në minutën e 52-të.

Deri në fund, të përzgjedhurit e Umit Karanit kishin edhe disa raste tjera, por rezultati mbeti i pandryshuar, me Shkupin që në fund arkëtoi tre pikë dhe riktheu buzqeshjen në ekip dhe te tifozët.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan me Pobedën në transfertë, ndërsa Sileksi përballet me Rabotniçkin./InfOSport.mk

Comments