Shpallet qyteti më i mirë në botë për t’u jetuar

713

Cilësia e jetës është në nivel në përgjithësi, megjithëse ndotja dhe trazirat politike kanë ulur standardet e jetës në disa metropole.

Në indeksin e EIU, i cili rendit 140 qytete në 30 faktorë të grumbulluar në pesë kategori: stabiliteti, kujdesi shëndetësor, kultura dhe mjedisi, arsimi dhe infrastruktura — Vjena shënon një 99.1 nga 100 pikë, duke e vendosur atë pak përpara Melburnit, transmeton lajmi.net.

Sidnei dhe Osaka plotesojnë dy vendet e rradhës në dhjetë vendet e mbizotëruara nga qytetet australiane, kanadeze dhe japoneze.

Shkalla e lartë e krimit dhe infrastruktura amorfe përfshin disa qytete më të mëdha si Londra, New York dhe Paris poshtë tabelës së ligës, pavarësisht atraksioneve të tyre kulturore dhe kuzhinës.

Në përgjithësi, rezultatet janë rritur që nga viti i kaluar. 27 qytete janë “ringjallë” sipas llogaritjes së EIU, ndërsa 15 prej tyre kishin rënie rezultatesh.

Përmirësimi më i madh erdhi në San Juan, kryeqytetin e Porto Riko, i cili u ngrit për 20 vende, si e 69-ta. /Lajmi.net/

Comments