Shpejtësia deri në 162 km/h në rrugët zvicerane

98

Policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ka bërë kontroll të shpejtësisë të shtunën pasdite, në Urnäscherstrasse në Waldstatt, duke ndaluar disa vetura për shkak të shpejtësisë së madhe.

Në këtë kontroll të policisë është ndaluar një 47-vjeçar, i cili po voziste me shpejtësi prej 162 km/h.

MÖBEL THEMA

47-vjeçarit i është marrë leja e vozitjes, njofton policia, shkruan albinfo.ch.

Gjithashtu edhe disa vozitës tjerë janë ndaluar, duke vozitur me shpejtësi nga 108 deri në 131 km/h.

Drejtuesit e këtyre automjeteve duhet t’i përgjigjen prokurorit.

Comments