Shpella e Spilesë, si gërmoi Luigi Cardini në vitin 1939

447

Foto të pabotuara të viti 1916 nga Himara dhe Porto Palermo. Gërmimet arkeologjike në zonën e Himarës që nxorën në pah shpellën e Ciklopit, e shpallur Monument Kulture nga Universiteti i Tiranës

Shpella e Himarës me emërtimin: Shpella e Spilesë është shpallur monument kulture me vendim e Rektoratit të universitetit shtetëror të Tiranës ” Nr.6, datë 15.1.1963- “Mbi shpalljen e monumenteve të kulturës. 2. Shpella e Spilesë, në fshatin Himarë. Shpella e Spilesë në këtë vendim renditet e dyta pas shpellave të fshatit Velçë në zonën e lumit të Vlorës, u përkasin kulturës së neolitit të vone të mijëvjeçarit III p.e.r. Mirëpo shpella në Spile kujt kohe përket? Shpella e Spilesë a është në të vërtetë shpella e Ciklopit? Zëra mediatikë përcjellin në kujtesë tonë emrin e Odisesë dhe kthimin e tij në Itakë,gjatë këtij udhëtimi të pambarimtë, skena e ndeshjes me Ciklopin mbetet një krijim i shkëlqyer i mitologjisë. Përtej cipës së mjegullt 7 fshatrat, që prek çdo mëngjes firoma e detit, janë në një trandje të vazhdueshme historike e mitike. Gërmadha të çmuar të tokës shqiptare për shekuj, janë ruajtur me fanatizëm nga nëntoka jonë . Kohët qiellore nuk i fshinë dot gjurmët. Ajo është plot dhe vetëm me thesaret arkeologjike, që presin ndriçimin në dritë se një histori e vërtetë shkencore e saj duhet shkruar. Nga objektet arkeologjike sipas informatave të fillim vitit ‘ 91 në brigjet shqiptare të detit Jon, nga Kepi i Gjuhëzës gjer në Kapoqefal të Sarandës, janë zbuluar 20 fortifikime prehistorike. Një ndër ato objekte historike është shpella e Spilesë.

Himara

Në krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himarës se bashku me fshatrat Palas, Gjilek, Dhermi, Iliaz, Vuno, Qeparo, Kudhës, Piluri. Krahina e Himarës shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon, duke filluar nga veriu ne Llogora e deri në lumin e Borshit në Jug. Nga veri- lindja, lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën më të lartë atë të Çikës me lartësi 2045m mbi nivelin e detit. Në krahinën e Himares rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, Polopotamo, Gjipe, Vishës dhe të Qeparoit, Gjiret kryesore në det janë ato të Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos). Në territorin e Bashkise Himarë objektet kryesore të cilat përbejnë pasuri kulturore, historike dhe artistike janë: Në Gadishullin e Karaburunit: guroria romane Gramata, kisha e Shen Adreas. Në Dhërmi: Manastiri i Panajase (Shën Mërisë), Manastiri i Shen Thodhorit, kisha e shen Stefanit, Shpella e Pirateve, shpella e Parashqevise, kisha e Shën. Nikolles, lagjia e vjetër e fshatit Dhërmi me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, Kulla e fisit Vretos dhe Kulla e fisit Kumi etj. Në fshatin Iliaz: manastiri i Stavridhit. Në fshatin Vuno: shtëpitë me arkitekturën karakteristike të zonës. Në fshatin e vjetër Himarë: Kalaja e Himares është një fortifikim që i përket shekullit te 3-të para erës sonë dhe vazhdon ne periudhën e mesjetës. Kisha e Akipeshkopisë, kisha e Kasiopise, kisha e Shen Pandon, kisha e Athalit, lagja e vjetër me shtëpitë me arkitekturë karakteristike. Në qytetin Himare: Shpella e Omerit e cila i ka dhënë dhe emrin qytetit (Spile), kisha e Shën. Marinës. Në Panormi: Kalaja e Porto-Palermos dhe Kisha e Vasilikes (gruas se Ali Pashes). Kjo kala thërritet ndryshe edhe Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në afërsi te Himarë, në gjirin me te njëjtin emër. Kjo kala u projektua nga një inxhinier francez në formën e një pesëkëndëshi. Porta e hyrjes ndodhet nga ana e lindjes. Muret janë të trashë 1.6 m. Në shënimet e tij konsulli francez Pukevil shënon :1806 Ali Pashe Tepelena, i rezervoi atij një pritje në kalanë e Kastrisë, Himarë. Sipas studiuesit Janko Palit, në ballin e portës të kësaj kalaje janë të gdhendura me germa greke në stilin bizantin. Në Qeparo: fshati i vjetër Qeparo me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, shtëpia e Ali Pashës, Manastiri i Shën Dhimitrit, Këmbanaria e kishës se fshatit Qeparo, Kalaja e Vjetër etj.

Ekspeditat

Hulumtimet kryer në këtë zonë flasin për disa ekspedita dhe shënime udhëtarësh, gjeograf apo arkeolog. Në vitin 1939, arkeologët kryejnë gërmimet e para në shpellën e Spilesë (Himarë), botuar nga Domeniko Mustilli, gërmimet e para në shpellën e Spilesë (Himarë), botuar nga D. Mustili, provoi se shpella ishte banuar në Epoken e Neolitit të Ri(3000-2100 p.Kr.)Një fakt, që njihet është se për Cardinin kemi një informacion të bollshëm nga arkeolog dhe studiues të Institute of World Archaeology, University of East Anglia, Norwich,të cilët shprehen se ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore në fshatrat e lumit të më saktësisht 10 shpellat e Velçës dhe Sarandës më shkoqur në pjesën jugë-perëndimorë nga shpellat e Karaburunit në Sarandë. 1971-1990, Jano Koçi, drejton gërmimet në fortifikimet prehistorike në Karos, Ngurë e Kukum(Qeparo). Në kodrën e Sopotit zbulon, fortifikimin parahistorik dhe akropolin, banesat dhe nekropolin e qytetit antik. Parahistorik, linjën e murit, hyrjet, dhe banesat e qytetit antik si dhe varet me ndërtim monumental. Në kalanë e Himarë, zbulon, fortifikimin në Kastane. Një banesë antik të fortifikuar në Borsh, një vilë romake dhe një vendbanim mesjetar në Qeparo.
Si u ngrit projekti për gjetjen e shpellave të humbura

Viti 1984. Arkeologët Neritan Ceka, Muzafer Korkuti 1981, drejtojnë respektivisht gërmimet në një banjë romake në Spile dhe në fortifikimin parahistorik në Badher të Borshit. Në vitin 2002-2003 Ilir Gjipali me gërmimin shqiptaro-anglezë në shpellën e Spilesë provuan banimin e saj, që në epokën e mezolitit (8000 vjet p.kr ). Përmendet për herë të parë në mbishkrimet e Theorodokëve të Delfit. Në shek. I .Kr., Plini referon fortesat Himara dhe Meandria (Sopoti) Akrokerauneve. Në shek. III pr.Kr,në tabelën Peutigeriana Acrocceraunia, përmendet si një stacion i rëndësishëm në rrugën në Foinike .Vitet(527-565).Himara, përmendet nga Prokopi i Cezaresë si fortesë, ndërtuar nga Justiniani. Në vitet 528-548. Stefan Bizantini i fundit, përmend krahinën me emrin Kaonia. Mbas këtyre viteve krahina do përmendet me emrin e Himarë.Burimet e shkruara, dëshmojnë se Himara në lashtësi ishte vendi i fisit të Kaonëve, fisi rëndësishme i Epirit,krahas Mollosëve dhe Thesproteve. Fiset Kaone zotëronin Epirin para mollosëve. Plini (referon se emri Kaoni, vinte nga kaonet e bregdetit të Akrokerauneve, ku ndodheshin fortesat Himaira, poshtë se cilës ndodhej burimi i ujit mbretëror, e më tej Meandria (qyteti antik në Borsh), Kestrina etj.

Karen Francis, Institute of World Archaeology, University of East Anglia, Norëich shkruan: Në qershor të vitit 2000, një ekip arkeologësh nga Instituti i Arkeologjisë Botërore, Britania e Madhe, dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë ka filluar një studim në terren në Shqipërinë e jugut. Qëllimi i projektit ishte për të rigjetur një numër i “humbur” shpellash prehistorike dhe faqet sipërfaqësore, që janë hulumtuar më parë në vitin 1930 nga një arkeolog italian, Luigi Cardini.Në vitin 1930, drejtori i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, Luigi Maria Ugolini, rekruton Cardini si prehistorian të misionit.Ndërmjet viteve 1930 dhe 1939, Cardini udhëtoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë jug-perëndimore dhe, me ndihmën e disa përkushtuar shqiptarë, ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore. Sezoni i vitit 1939 Cardini ,vijon K. Francis, u zhvillua gjatë dhjetë ditëve dhe, për aq sa dimë, ishte vizita e tij e fundit në Shqipëri, edhe pse ajo ishte edhe më produktive e tij në drejtim të hulumtimit. Në qershor të atij viti,vetëm dy muaj pasi trupat e Musolinit kishte pushtuar Shqipërinë, Cardini ka hulumtuar shumë në bregun lindor, ku ai ka bërë disa nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike. Fletoret e tij tregojnë, se ai udhëtoi gjerësisht në zonën midis Sarandës dhe Vlorës dhe ishte ende në vijim të informacionit të tij, që ishin raportuar nëntë vjet më parë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit në Shqipëri, Cardini zbuloi site me sipërfaqja paleolitit në Xarrë; shpellat e Himarës dhe Shën Marina dhe strehimet në gur apo shpellat e Kanalit. Një muaj më vonë, Cardini me padurim ia kalojë rezultatet e ekspeditës së tij Mustilli:”Ajo , që më nderon mua për të ofruar për Shkëlqesinë tuaj një raport të shkurtër mbi rezultatet e kërkimit paleontologjisë kryer në emër të Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, drejtuar nga vetë …… Ky hulumtim na mundësoi të konstatojë ekzistimin e një depozitë të madhe paleolitit në sipërfaqe në afërsi të fshatit Xarrë, një strehim në gurë(shpellë)në shpatet e maleve të Kanalit dhe një kompleks i pesë shpellave ngjitur në afërsi të fshatit Himarë, me reliket e bollshme të një kulture Eneolitike në bazën e tyre ….. Këto faktor paleoliti, të cilat për herë të parë janë të sinjalizuara në Ballkan, jep rëndësi të madhe në Xarrë. Gjetjet janë thirrje për një studim sistematik të zonës, i cili duhet të plotësohet nga hapja e një numri të madh llogore të gërmimeve. Këto me siguri do të japin të dhëna të sigurta për depozitimin dhe gjithashtu mund të zbulojnë të dhëna të dobishme për faunën, një interpretim më të saktë të depozitimit’ [Istituto Italiano di Umana Paleontologia (IPU), Cardini . Njoftimi. 4 korrik 1939].

Comments