Shpend Ahmeti me Blerim Rekën në Gostivar, Daut Haradinaj me BDI-në shetit në Dibër

110

Politikanët nga Kosova, kanë filluar t’i shpeshtojnë vizitat në Maqedoninë e Veriut, e cila është në fushatë!

Pas Albin Kurtit të Vetëvendosjes, në përkrahje të kandidaturës së Blerim Rekës, doli edhe Shpend Ahmeti, i pari i social-demokratëve.

Ahmeti, që është edhe kryetar i Prishtinës, u pa në Gostivar krah Arben Taravarit gjatë tubimit të Rekës.

MÖBEL THEMA

Ndërkohë, edhe vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte shkurtimisht në Maqedoni.

Daut Haradinaj, që është edhe deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (në pushtet), u pa duke u shëtitur në sheshin e Dibrës, bashkë me Talat Xhaferrin, kryetarin e parlamentit.

Në një postim tjetër, Haradinaj shihet edhe me eksponentë tjerë të BDI-së, si Musa Xhaferrin dhe zëvendës drejtorin e Doganave të Maqedonisë Irfan Buçi.

Comments