Shpërthejnë legjendat e futbollit: Arbitër idiot, gaboi në finale

100
Loading...

Legjendat angleze e kanë cilësuar si “idiot”, gjyqtarin e ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë, Nestor Pitana, për performancën e tij gjatë pjesës së parë, ku ishte edhe shumë i kontestuar me vendimet e tij.

Roi Kin, një legjendë e futbollit anglez, thekson:

“Futbolli është loja më e bukur në planet, por vendime të tilla, si ajo për penalltinë, padyshim që ma shpifin. Kroatët nuk e meritonin atë vendim të çuditshëm, dhe të turpshëm. Arbitri me siguri nuk ka luajtur kurrë futboll në jetën e tij, jua garantoj. Kemi të bëjmë me një idiot”.

Ndërkohë, opinionisti i BBC, Alan Shirer, shtoi: “Ajo prekje me dorë nuk ka mundësi të jetë e vullnetshme. Arbitri ka bërë një gabim të madh në finalen e Kupës së botës.” Diçka të tillë e kanë konfirmuar edhe legjenda si Rio Ferdinand apo Jurgen Klinsman.

Loading...
Comments