Shqipëri, 5 orë debat për shkarkimin e Ilir Metës

49

Me nxjerrjen e dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenti shqiptar Ilir Meta beson se ka shmangur një konflikt të mundshëm mes palëve. Meta, në një konferencë për media ka mohuar ta ketë marrë këtë vendim i ndikuar nga Basha apo Kryemadhi. Ndërkohë presidenti i Shqipërisë ka komentuar edhe nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij.

Unë nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Unë jam vetë-ofruar siç e dini edhe ju për ta lënë këtë detyrë dhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në zgjidhje të kësaj krize dhe të garancive që gjithçka do të funksionojë normalisht. Tani u intereson zgjidhja e krizës, apo largimi i presidentit. Po qe se ju intereson largimi i presidentit kjo është shumë e lehtë hajt të zgjidhim krizën dhe ikën presidenti. Nuk ka asnjë problem. Zgjedhjet nuk do të mbahen më 30 qershor, por në një datë më të favorshme- deklaroi Ilir Meta.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor.” Vetëm me një fjali ka reaguar kryeministrit Rama pas konferencës së presidentit i cili kërkonte një datë më të favorshme. Ky reagim i kryeministrit Rama vjen pak para zhvillimit të takimit të tij me Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.
Në harmonizim me qëndrimin e presidentit, por jo edhe me pozitën rreth datës së zgjedhjeve është opozita e bashkuar. Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha tha prerazi se zgjedhje lokale më 30 qershor nuk do të ketë.

MÖBEL THEMA

“Dua të them që në fillim dy të vërteta. Nuk do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor. Nuk do ta shkarkojë kush presidentin e republikës. Edi Rama po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial edhe pa pjesëmarrje politike, po përbetohet se do të nis procedurat për shkarkimin e presidentit, janë të dyja blofe, për shpërqendrimin tuaj- tha Lulëzim Basha.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë për Zërin e Amerikës se po ndjekin me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe u është bërë thirrje partive të opozitës që të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

Evi Shkopi

Comments