Shqipëri, vaksina anti-Covid, Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer

70

Miratohet nga Kuvendi marrëveshja me Pfizer për vaksinën e COVID-19. Gjithashtu është bër e mundur edhe zbardhja e tre aktet normativë që i janë vënë në dispozicion deputetëve në kuvend për votim ditën e sotme, për miratimin e tekstit të marrëveshjes me Pfizer dhe dhënien e autorizimit për zhvillimin e negociatave me kompani të tjera përveç Pfizer, për vaksinat që janë certifikuar nga FDA dhe EMA.

“Akt normativ nr. 1 datë 10.1. 2021 për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Ekxport B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Akt normativ nr.38 datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid të cilët janë certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë

Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit tyë Shëndetit publik”.

Comments