Shqiptarët e ‘Severnës’ dhe çarku i SDSM-së!

120

Me afrimin e datës së zgjedhjeve vendore të 17 tetorit, gjithnjë e më po shtohen orekset e ‘sojuznikëve’
titistë për të mbledhur vota secili për esap të vet, kësisoj edhe pasardhësja e Lidhjes Komuniste SDSM-ja e Zajkos, po llogaritë në votën shqiptare siç është Haraçina apo ndonjë komunë tjetër me ose pa shumicë shqiptare.

Edhe këtë radhë si edhe më parë skuthi Zajko do të mundohet përmes joshjes dhe premtimeve pa mbulesë me trëndafila për delet shqiptare, për një jetë më të mirë për të gjithë në ‘drzhavën severna’, të marrë votat që i duhen në mjedise shqiptare dhe në ato të përziera siç është Mavrova apo Prespa ku ato pak vota shqiptare i plotësojnë numrat për ta fituar kryekomunarin.

Sipas marrëveshjes martesë për interes mes ‘sojuznikëve’ SDSM- DUI-BESA-PDSH në rrethin e dytë aty ku do garojnl integristët votat e tyre do shkojnë për DUI-n dhe anasjelltas, ku partizanët e Zajkos kanë nevojë për votat e shqiptarëve ahere ‘sojuznikët’ do votojnë për ta.

Në këtë mënyrë ata do ndihmojnë njëri-tjetrin për të siguruar mbajtjen e pushtetit vendor përmes ‘besëlilidhjes’ së shenjtë të ‘sojuznikëve’ të koalicionit qeverisës si pjesë e marrëveshjes mes tyre.

Moebel THEMA

Vota shqiptare nuk ka asnjë vlerë në rrethin e dytë pasi ajo do shitet dhe do blihet nga ‘sojuznikët’, votë e cila nuk do shpreh vullnetin e lirë të qytetarit shqiptar por shit-blerjen e saj nga partitë.

Në çarkun e SDSM-së do të bien votat e shumë shqiptarëve në formë ‘trëndafilash’ si dhuratë për skuthin Zajko, i cili pasi dështoi me pseudo projekte pilot në Hararçinë përmes një shpirtshiture me identitet të dyshimtë kombëtar si Milka, kërkon edhe një mandat të dytë për të mbajtur edhe katër vjet të tjera nën flamurin e SDSM-së Haraçinën dhe haraçinasit.

Shqiptarët si shpesh herë në histori janë mashtruar pasi u kanë besuar fjalëve të skuthëve dhe besëprerëve të politikës, ku edhe në këto zgjedhje vendore si duket të mashtrohen për një pako oriz e një shishe vaj si pjesë e fushatës propagandistike e demagogëve të politikës nga të gjitha krahët.

Prandaj, votat e shqiptarëve nuk kanë vlerë morale pasi ato zgjedhin kryekomunarin sipas vullnetit të tyre por sipas oreksit të partive, ndaj edhe këto zgjedhje nuk janë zgjidhje as ndryshim për popullin por, vazhdim i mbajtjes së pushtetit nga ‘sojuznikët’ e pusht-shtetit. Medai Shaholli

Comments