“Shqiptarët gjithë jetën kanë ngrënë groshë”, Capital T i kthen përgjigjen epike ndjekësit

179

Capital T i ka kthyer përgjigje ndjekësit që i tha se po bën filma.

Reperi i njohur Capital T ka postuar një video në ‘Instagram’ me këngën ‘Flawless, ku shkruan se është krenar për suksesin e projektit të tij muzikor.

“Flawless jam shumë krenar për ty. Krejt ndryshe nga çfarë bën industria edhe prap ja dole me triumfu me sukses”, shkruan ai krahas videos.

MÖBEL THEMA

Nuk kanë munguar komentet e shumta e dikush prej tyre e ka kritikuar.

“Pash Zotin veç kenge me guçi, shampanje e kshu mos beni me se ka fillu tu na dal gjak nga veshet. Shqiptaret tan jeten kane ngrene groshe, na bejne filma tani”, shkruan fansi.

“Prandaj që tani na ka ardh dita bëjmë filma. Po groshin e hamë prapë ne, çke ti”, ishte përgjigja e Capital T./Lajmi.net/

Comments