Shtabi i krizës Gostivar: Situata me pandeminë në rajonin e Gostivarit bëhet serioze

83

Rritja e numrit të të infektuarve të rinj në rajonin e Gostivarit shqetëson dhe është e nevojshme të zbatohen aktivitete për respektim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga koronavirusi. Ky është një prej vlerësimeve të shtabit të krizës për komunën e Gostivarit, të Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushe.

Rastet e reja të zbuluara janë nga vende dhe lagje të ndryshme të banuara, që sipas kryetarit të Shtabit të krizës Arben Taravari, lehtësimi i masave dhe rritja e lëvizjes janë rreziqe të cilat mund të kontribuojnë për rritjen e numrit të të infektuarve.

MÖBEL THEMA

“Situata në këto tre komuna tani më është serioze. Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të cilët janë të anëtarësuar në shtab apelojnë deri tek qytetarët për përmbajtje strikte të masave për mbrojtje dhe protokolleve. Situata në nivel shtetëror është jashtë kontrollit. Për fat në Gostivar, në krahasim me qytetet tjera jemi në pozitë të mirë edhe pse numri është serioz. Shqetësuese është se të infektuarit e rinj janë nga rajone të ndryshme dhe se përqindja e të testuarve të cilët janë pozitivë është 15 deri në 20 për qind dhe me këtë hyjmë në ‘fazë të kuqe’”, ka thënë Taravari.

Në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, kapacitetet për akomodimin e të infektuarve janë pothuajse të mbushura. Në spital ka mundësi për akomodimin e 18 pacientëve me kovid-19, ndërsa krevate të lira janë katër. Drejtoria i është drejtuar autoriteteve që t’u sigurojnë tendë për ambulancë të përkohshme dhe triazhim për të dyshuarit dhe të infektuarit me KOVID-19.

Në statistikën e fundit të autoriteteve theksohet se janë shëruar 44 pacientë, ndërsa aktivë janë 64, nga të cilët në komunën e Gostivarit 43, Vrapçishtë 20 dhe një rast ka në Mavrovë-Rostushë. Në tre komuna të Gostivarit deri më tani ka 117 të infektuar – Gostivar 71, Vrapçisht 40 dhe Mavrovë-Rostushë 6. Nëntë e kanë humbur jetën.

Comments