Shtabi i krizës Kumanovë kërkon pika të tjera për testim dhe solli masa të tjera

199

Hapje të pikave shtesë për testim në Kumanovë kërkon Shtabi komunal në mbledhjen e sotme të 24-t. Shtabi urdhëroi Komunën e Kumanovës ta mbyllë tregun e përkohshëm, parkun Sokolana dhe të ndihmojë në riorganizimin e shtëpisë për persona të moshuar “Zafir Sjato”.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse ta obligojë Institutin për shëndet publik në baza ditore të parashtrojë rezultate në kohë të rregullt për tlë gjithë personat e testuar për Kovid-19, për të cilët paraprakisht ka parashtruar kampionë në mënyrë të rregullt për testim nga ana e Qendrës për shëndet publik Kumanovë. Njëherit, kërkojmë të hapen pika shtesë në Komunën e Kumanovës për testim të personave dhe ato të vihen në funksion”, qëndron në kumtesën e shtabit.

MÖBEL THEMA

Nga atje kërkojnë nga Qeveria të sjellë dekret me të cilin do të ndryshohet dhe plotësohet Ligji për banim, me të cilin do t’i obligojë mirëmbajtësit e banesave të bëjnë dezinfektim intensiv nëpër ndërtesa. Nga shtabi theksojnë se mirëmbajtësit do të kyçen në dezinfektim në periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme në qendrat kolektive për banim dhe objekte të tjera me të cilat kanë lidhur kontrata për mirëmbajtje të higjienës.

Shtabi u rekomandon ofruesve të shërbimeve, shpedicioneve, bankave. LAMM, subjekteve të tjera të cilat punojnë në Vendkalimin kufitar Tabanoc ta rregullojnë mënyrën e punës, në pajtim me dispozitat dhe rekomandimet e Qeverisë, duke e potencuar respektimin e distancës, shfrytëzimin e pajisjes mbrojtëse dhe dezinfektimin e objekteve. Shtabi i rekomandon komunës ta mbyllë parkun e qytetit, ndërsa qytetarëve u rekomandon të mos i shfrytëzojnë parqet për fëmijë të cilat janë mbyllur paraprakisht dhe janë shënuar në mënyrë të qartë se nuk duhet të shfrytëzohen.

Shtabi komunal i krizës do të sjellë vendim me të cilin do të caktohen operatorë ekonomik – markete nga ku do të sigurohen vetëm produktet më të domosdoshme, në pajtim me kërkesat prioritare të qytetarëve gjatë ndalesës për lëvizje në territorin e Komunës së Kumanovës. Vendimi do të ndryshohet nëse paraqiten edhe markete të tjera, thonë nga shtabi.(koha.mk)

Comments