Shtatë viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19, shërohen 132 pacientë

218

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për 7 pacientë të vdekur dhe 163 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1721 mostrave.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-33, Kumanovë-17, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-13, Strugë-3, Veles-6, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-5, Gostivar-8, Gjevgjeli- 3, Strumicë-18, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçani-11, Probistip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Valandovë-2, Vinicë-2, Delçevë-7, Shën Nikollë-1, Kërçovë-3, Resnjë-2.

Si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga COvid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 7 viktima, dy pacientë nga Struga (78 dhe 80 vjeç), një pacient nga Koçani (77 vjeç), një nga Strumica (44 vjeçar), nga Shkupi (72 vjeçar), një nga Manastiri (79 vjeçar) dhe një pacient nga Gostivari (79 vjeçar).

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 132 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 668.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 16088 persona.

Prej tyre, 13550 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 1870.

Comments