Shtetasi i Maqedonisë lëndohet rëndë në një aksident në Shqipëri

89

Një shtetas i Maqedonisë është lënduar rëndë në një aksident, që ka ndodhur në afërsi të qytetit bregdetar shqiptar Sarandë, njoftoi televizioni Ora News.

Për arsye ende të panjohura T.K.(44) i cili e ka vozitur automjetin “shkoda” me targa të Shkupit, e ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë nga rruga dhe ka goditur në një shkëmb pranë rrugës.

MÖBEL THEMA

Automjeti ka qarkulluar nga Saranda në drejtim të pushimores Ksamil. Shoferi i cili ka marrë lëndime të rënda është dërguar në spitalin rajonal të Sarandës, por sipas informatave të fundit është jashtë rrezikut për jetë.

Ky është aksidenti i tretë këtë muaj nga shtetasit e Maqedonisë.

Comments