SHTETI I SË DREJTËS, PRANGAT DHE LITARI

98

Abdulla Mehmeti

(Popujt e qytetëruar nuk i varin shpresat përherë tek të tjerët, por i krijojnë kodet e veta të mbijetesës)

Siç informojnë mediet, një biznesmen shqiptar paska humbur 200 milionë euro nga falimentimi i një banke mashtruese në Singapor.

Shuma të këtilla parashë të fituara në mënyrë të dyshimtë, në të shumtën e rasteve të vjedhura nga shteti dhe qytetarët, përfundojnë në banka të këtilla, në mega kazino dhe në shpellat e mafias, ndërkohë që qytetarët shqiptarë përditë e më tepër kërcënohen, varfërohen dhe detyrohen të largohen në botën e jashtme.

Kjo është vetëm një shumë simbolike në krahasim me shumat e VJEDHJES SË MADHE të pasurisë së shtetit dhe pasurisë kombëtare, të cilat përfundojnë në vryma të zeza, në vend se të investohen për zhvillimin e shtetit, forcimin dhe përparimin e popullit shqiptar.

MÖBEL THEMA

Kjo filozofi poshtëruese e ndërtimit të shtetit i ka shndërruar institucionet e shtetit në serviese të mafias politike dhe bandave kriminale për vjedhjen e pasurisë, resurseve dhe kapitalit, me këtë duke e rrezikuar jetën, fatin dhe të ardhmen e një populli të tërë, të cilit po i shiten pjesë-pjesë edhe territoret etnike në pazare të hapura dhe të fshehta nga kjo bandë vrastare e kontrolluar nga shërbimet e huaja sekrete të shteteve historikisht armiq të kombit shqiptar.

Edhe pas krijimit me gjak e skarifica të dy shteteve shqiptare, qindra dhe mijëra qytetarë shqiptarë me lot në sy presin ndihma nga shoqatat humanitare dhe individë të vullnetit të mirë, të cilët mbledhin ndihma për sigurimin e bukës së gojës për varfanjakët, jetimët dhe pastrehët, të një kulmi për strehim të nevojtarëve, qindra dhe mijëra familjeve të mbetura në rrugë, pa bukë, pa strehë dhe me shëndet të rrënuar.

Edhe këta mijëra njerëz janë krijesa të Zotit, janë pjesë e kombit shqiptar, me të kaluarën e lavdishme dhe heronjtë e të cilit mburemi të gjithë, por që nuk jemi të aftë ta mbrojmë të sotmen dhe ta sigurojmë të ardhmen më të mirë për ata, për veten tonë e të brezave të ardhshëm, sepse nuk e kemi mësuar rregullën kryesore për mbrojtjen dhe sigurimin e mbijetesës të qenies kombëtare.

Ardhmëria e një populli varet nga potenciali i përgjithshëm mendor dhe fizik, për ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e tij, ndërsa për njerëzit destruktivë, frenuesit e zhvillimit, kriminelët, hajdutët dhe monstrumë të tjerë, njerëzimi nga nevoja i ka shpikur PRANGAT dhe LITARIN.

Popujt e qytetëruar nuk i varin shpresat përherë tek të tjerët, por i krijojnë kodet e veta të mbijetesës.

(9 shkurt 2019)

Comments