SHTRIRJA E LËVIZJES EUROAZIATIKE PRORUSE PËRBALLË INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE NË SHTETET BALLKANIKE (ILIRIK)

49

Abdulla Mehmeti

Lufta speciale dhe shtrirja e veprimtarisë subversive në hapësirën etnike shqiptare në Gadishullin Ilirik (Ballkan) në interes të gjeopolitikës ruse, përmes orientimit të myslimanëve në shtetet ballkanike, sidomos të shqiptarëve dhe boshnjakëve, prej Turqisë* nga Irani dhe marrja nën kontroll e lëvizjeve politike (përmes financimit dhe përhapjes së literaturës dhe propagandës mediatike në shërbim të lëvizjes euroaziatike proruse), në esencë është kundërvënie ndaj procesit të integrimeve euroatlantike të shteteve ballkanike.

Rusia në dy dekadat e fundit ka arritur ta orientojë edhe një pjesë të lëvizjes politike në Turqi kah Irani dhe Rusia, bashkë me atë ta shtrijë ndikimin e tyre edhe në lëvizjet politike, jetën ekonomike, kulturore dhe fetare, ndër shqiptarët, boshnjakët dhe myslimanët tjerë në shtetet ballkanike dhe më gjerë në Evropë. Bazë e gjeopolitikës ruse konsiderohet besimi fetar, “vëllazëria ortodokse” e popujve dhe shteteve aleate strategjike të Rusisë, ndërsa tipi i islamizmit (politik) që përhapet përmes Iranit, për gjeopolitikën ruse konsiderohet si “kriptoortodoksi”, apo “islamizëm socialist” (bolshevik), në kundështim me islamin e vërtetë dhe parimet e shenjta të tij.

Lidhjet dhe bashkëpunimi i ngushtë i disa krerëve të politikës shqiptare aktuale me pushtetin aktual në Turqi nuk janë në shërbim të bashkëpunimit dhe miqësisë tradicionale shqiptare-turke, por në funksion të agjendave gjeopolitike ruse në rajonin e Ballkanit (Ilirik), edhe pse deklarativisht e mbështesin procesin e integrimeve euroatlantike të shteteve të këtij rajoni. Në funksion të kësaj strategjie afatgjatë është edhe afrimi dhe bashkëpunimi i bartësve dhe pasuesve të ideologjisë komuniste (marksistë-leninistë, ish komunistë jugosllavë, përkrahës të islamizmit politik, apo “islamizmit socialist”, siç e quajnë ideologët rusë të “Lëvizjes për integrime euroaziatike” etj.). Mjafton t’u hidhet një vështrim listave të kandidatëve për deputetë të disa partive politike, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, kuadrit (personave të dyshimtë) që këto subjekte i ofrojnë dhe avancojnë në organet e pushtetit në këto vende.

MÖBEL THEMA

Për përkrahësit (e hapur dhe të fshehtë) të kësaj lëvizje euroaziatike proruse, integrimet euroatlanike janë PARULLË e tyre sa për t’u ngritur dhe qëndruar sa më gjatë në pushtet, ndërsa QËLLIMI strategjik afatgjatë i tyre është që t’u shërbejnë me besnikëri interesave ruse në rajon dhe më gjerë.

* Bëhet fjalë për Turqinë si shtet laik, në frymën e Qemal Ataturkut, anëtare e NATO-s dhe shtet modern me orientim euroatlantik, jo për Turqinë me pushtet kukull në shërbim të interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike ruse.

* * *
“E vetmja zgjidhje logjike (në interes të Rusisë) për myslimanët dhe shqiptarët në hapësirën e ish jugosllavisë (rajoni ballkanik) do të ishte orientimi i tyre kah Irani. Vetëm me një orientim të tillë të muslimanëve rëndësia e tyre gjeopolitike në Evropë do të jetë logjike dhe e dobishme për ne. Hapi i parë: orientimi i muslimanëve nga Turqia kah Irani; Hapi dytë: forcimi i aleancës gjeopolitike të Evropës Qendrore me Iranin dhe botën islamike në përgjithësi. Dhe e Hapi i tretë: aleanca gjeopolitike e shteteve euroaziatike (Rusia dhe shtetet aziatike aleatë të saj) me e Evropën Lindore dhe Qendrore. Të tre këto veprime mund të zhvillohen paralelisht, secili në nivelin e vet. Është e rëndësishme të theksohet se problemet e popujve të vegjël të Ballkanit nuk mund të zgjidhen pa transformime më serioze dhe globale gjeopolitike. Duke vepruar kështu, nuk duhet të harrojmë kurrë se të gjitha luftërat botërore kanë filluar pikërisht me konflikte lokale (në këtë rajon), në hapësirë të vogël, por me rëndësi strategjike globale.” (1997)

– Aleksandër Dugin, filozof rus, ekspert i gjeopolitikës, ideolog dhe mistik, këshilltar i presidentit aktual të Rusisë, Vlladimir Putin. Drejtues i “Lëvizjes ndërkombëtare euroaziatike”, për kundëvënie ndaj integrimeve globale euroatlantike, sidomos të shteteve ballkanike.

Comments