Si asgjë, prizrenasi vjedh biçikletën, por kapet nga kamerat [Video]

131

Një person, ka arritur që ta vjedhë një biçikletë në Prizren. Rasti ka ndodhur në rrugën De Rada në Prizren, saktësisht afër Stacionit të Autobusëve dhe Ambulancës.

Akti i tij është kapur nga kamerat e sigurisë, dhe shihet se me shumë lehtësi, vetëm e merr biçikletën dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

MÖBEL THEMA

“Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të vjedhjes së biçikletave. Shumë shpejtë ata do të kapen për shkak se ka dëshmitarë dhe pamje nga kamera e sigurisë” ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Prizrenit. /GazetaExpress/

Shikoni pamjet si është vjedhur dje biçikleta në rrugën De Rada tek Ambullanta në Prizren

Gepostet von RTV BESA am Dienstag, 20. August 2019

Comments