Si ka ndikuar koronavirusi në futbollin evropian

53

Superliga e Zvicrës i ka shtyrë ndeshjet e kësaj fundjavë, përderisa Valencia e ka anuluar konferencën për shtyp, duke e dëshmuar kështu ndikimin që e ka pasur përhapja e koronavirusit në futbollin evropian.

Qeveria zvicerane i ka pezulluar të gjitha eventet sportive ku do të merrnin pjesë më shumë sesa 1000 njerëz, për një kohë të pacaktuar. Si rrjedhojë, Federata e Futbollit e Zvicrës i ka suspenduar ndeshjet e xhiros së 24-të të dy ligave të veta, transmeton Gazeta Express.

Pesë ndeshje të ligës së nivelit të parë të futbollit ishin planifikuar të zhvillohen këtë fundjavë, pasi që të pesta ato pritej të kishin më shumë sesa 1000 njerëz të pranishëm në stadiume. Liga të premten e konfirmoi se edhe ndeshjet në të ardhmen mund të duhet të zhvillohen pa tifozë në stadiume.

Ndërkohë, klubi i La Ligës, Valencia, që luajti javën e kaluar në Milano të Italisë – ku është përhapur shpejt virusi Covid-19 – i ka anuluar të gjithë takimet josportive që mund t’i rrezikojnë lojtarët dhe stafin e klubit.

MÖBEL THEMA

Këtu përfshihen edhe konferencat para dhe pas ndeshjeve, pasi që edhe një gazetar është konfirmuar se është prekur nga koronavirusi.

Një tifoz 44-vjeçar i Valencias, që e ndoqi ndeshjen e javës së kaluar kundër Atalantas në San Siro, gjithashtu doli pozitiv për koronavirus. Kjo ka bërë që Valencia të ndërmarrë disa masa higjienike para ndeshjes të fundjavës në shtëpi kundër Real Betisit.

Ndërsa, në Itali do të luhen pesë ndeshje të Serisë A prapa dyerve të mbyllura, përfshirë këtu derbin e Italisë mes Juventusit dhe Interit, të dielën në Torino.

Në Premierligë, Newcastle i ka ndaluar përshëndetjet me duar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, përderisa Arsenali është mes klubeve që u ka kërkuar mysafirëve ta plotësojnë një formular lidhur me gjendjen shëndetësore. /Gazeta Express/

Comments