Sindikata e kulturës kërkon rritje rrogash, marrëveshjet kolektive të firmosen urgjentisht

48

Sindikata e Kulturës kërkon firmosje urgjente të Marrëveshjes së re kolektive me të cilat do të rriten pagat e tyre. Ata marshuan rrugëve të kryeqytetit. Kërkuan që Qeveria të përmbushë premtimet duke u kërcënuar me grevë në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre.

Përvoja jonë tregoi se ata premtime nuk u përmbushën në të kaluarën. Edhe vitin e kaluar mbetëm jashtë marrëveshjeve kolektive dhe për këtë shkak Sindikata e Kulturës së Maqedonisë kërkonte nivelizim të pagave dhe nivelizimi i pagave u bë në Maj të këtij viti. Nivelizimi u përdor si rritje e rrogës në Kulturë, mirëpo JO, ajo ishte marrëveshje për pagat dhe një padrejtësi që ndodhi në të kaluarën. Ajo që i takon të punësuarve në Kulturë është marrëveshja kolektive me të cilën do të rregullohen pagat sipas koeficientit sipas angazhimit në vendin e punës ku do të definohen saktë kushtet për kompensim- – deklaroi Sanja Arsovska, Kryetare e Sindikatës së të punësuarve në Kulturë

Nga Ministria e Kulturës përmes një komunikate me shkrim kanë thënë se propozim teksti për marrëveshje kolektive në MK është gati që vitin e kaluar, por se është pritur harmonizim me ndryshimet e reja që janë bërë për administratën publike.

MÖBEL THEMA

Ministria e Kulturës

“Ministria po punon në përpilimin e Marrëveshjes Kolektive për Kulturë, në të cilën janë përfshirë anëtarët e SKRM-së dhe SASHK-ut. Pritet që mes çështjeve të tjera në fushën e marrëdhënieve të punës, të tejkalohen edhe problemet aktuale në përcaktimin e rrogave të punonjësve në institucionet e kulturës. Pritet që në periudhën e ardhshme Marrëveshja Kolektive të vihet në debat publik nga organizatat themelore të sindikatave në institucionet e kulturës, dhe se do të zbatohet nga 1.01.2020“.

Marrëveshja e fundit kolektive e përgjithshme në sektorin e kulturës është bërë përpara 14 vitesh. Qeveria ka ftuar drejtuesit e Sindikatës në një takim për të diskutuar për kërkesat e tyre për marrëveshjen kolektive.

Comments