Situata e rëndë politike në Shqipëri, Basha dhe aleatët shkojnë në Presidencë

76

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ftuar partitë opozitare jashtëparlamentare për të diskutuar mbi “situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi”, siç ai shprehej në letrën e dërguar para pak ditësh.

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim BashaBasha dhe krerët e partive aleate kanë zgjedhur të hyjnë të ndarë në selinë e kreut të shtetit. Kryeopozitari nga dera kryesore dhe aleatët nga pas.

MÖBEL THEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësohet në këtë takim nga Petrit Vasili dhe jo nga kryetarja Monika Kryemadhi, e cila është edhe bashkëshortja e Presidentit.

Në letrën e dërguar tre ditë më parë, Meta shprehej: “Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”.

Comments