Situata në Jarinje, Vuçiq thërret në takim drejtuesin e ushtrisë serbe dhe të njësive speciale policore

201

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për ditën e nesërme duke filluar nga ora 10:00.

Moebel THEMA

Siç raportohet në mediat serbe thuhet se tema kryesore e këtij takimi do të jetë ngjarjet e fundit në Kosovë.

Si temë kryesore saktësisht do të jetë vendosja e reciprocitetit për targat, si dhe situata e krijuar në Jarinje.

Poashtu është theksuar se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura serbe janë të ftuar në takimin e nesërme./Lajmi.net/

Comments