S’ka vendim për shkollat, Hoti thotë se hapja ose jo e tyre varet nga situata me virusin

59

Edhe tre javë në Kosovë do të fillojë viti i ri shkollor, dhe ndonëse kjo periudhë po afrohet, ministria e Arsimit po kritikohet për mungesën e një plani për formën e mbajtjes së mësimit.

MÖBEL THEMA

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti. Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ministria bashkë me IKSHP-në janë duke përgatitur udhëzuesin për organizimin e vitit të ri shkollor, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, Hoti ka thënë se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.

Tutje, kryeministri ka thënë se edhe komunat do ta kenë pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë mes.

“Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor”, thuhet në postimin e kryeministrit.

Postimi i plotë:

Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera. Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor.

Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional. /Lajmi.net/

Comments