« SKANDAL » Vëllai i Bobanit, Vladimir Iliq “pranon” se vëllau i tij ta kryer aktin e vrasjes së Almirit !?

348

Kumanovë, 17 mars – Ngjarja e vrasjes së Almir Aliut në qytetin e Kumanovës që ka tronditur tash e disa vite gjithë opinionin e ndërkohë që gjykata e rikualifikoi kështu si aksident komunikacioni duket se po merr një tjetër version, është vëllai i Boban Iliqit, Vladimiri ai i cili përmes një komenti në rrjetet sociale pranon se vëllai i tij ka qenë pjesëmarës në këtë rast ku pati pasoja në jetë njerëzish ku vdiq Almiri i vogël, duke dashur të hedhë fajin tek prindërit e Almirit, transmeton Zhurnal.mk

“Faji është tek prindërit e Almirit që donin pa rradhë të marin shërbime në spital dhe nuk e kanë respektuar atë. Bëheshin të fortë se askush nuk mund të ju bëj asgjë atyre dhe se janë të mbrojtur nga BDI dhe e kanë paguar çmimin e sjelljes së tyre me vdekje të fëmijës. Dhe tash le të heshtin dhe të shohin se ku gabuan e jo të sillen ende të fortë dhe të kërkojnë drejtësi. Boban nuk është fajtor për asgjë”, ka shkruar kështu vëllai i Bobanit, Vladimir Iliq.

Pas publikimit të artiullit në Zhurnal.mk, komenti nga vëllau i tij është fshir, por Agjencia jonë ka bërë (print screen) foto nga komenti tij, të cilin ua bashkangjesim në si dëshmi (foto) në artikullin tonë.

Comments