Skriniar: Nuk e prisnim këtë avantazh ndaj të tjerëve, me Conten gjithçka e mundur

315

Interi ka marr plot 11 fitore radhazi dhe me 11 pikë epërsi para Milanit po marshon drejt titullit kampion, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund.

Një prej lojtarëve më të mirë këtë sezon te Interi pa dyshim është mbrojtësi sllovak Milan Skriniar.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Skriniar e pranon se nuk e kishte menduar ndonjëherë këtë shkëputje kaq të madhe, duke ia dhënë meritat trajnerit Antonio Conte.

“Të jem i sinqertë nuk e kishim menduar këtë shkëputje, kur kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi. Megjithatë me Conten nuk ka llogari, pasi ai na kërkon vazhdimisht të punojmë dhe të përmirësohemi, pavarësisht kush është kundërshtari, ndërsa titulli është i mirëpritur sa më shpejt të vijë”.

“Për të garantuar një mbrojtje solide nuk mjafton vetëm puna e ne të treve që luajmë mbrapa, por e të gjithë ekipit. Të gjithë bëjnë punën e tyre në fushë dhe për ne është e rëndësishme që kemi lojtarë të zotë të mbajnë topin e të nxjerrin skuadrën përpara”.

“Eriksen? Të gjithë ia dinim cilësitë dhe ishim të bindur që pas një periudhe ambientimi, do të arrinte të shprehej mirë në fushë. Tani ai kupton gjithçka, komunikon vazhdimisht me trajnerin, stafin dhe shokët e skuadrës, dhe po arrin të tregojë aftësitë e tij. Do të na japë një dorë si në fazën sulmuese, ashtu edhe atë mbrojtëse”, ka thënë Skriniar./Telegrafi/

Comments