Skuadrat gjermane nga sot në karantinë 7 ditore

147

Drejtuesit e Bundesligës me leje të qeverisë kanë vendosur që të garat ti nisin më 16 maj. Të gjihë skuadrat nga sot janë në karantinë 7 ditore, pasi që ishin të testuar nga virusi “Covid 19”. Ky vendim është marë që të ulet rreziku nga infektimi prej koronavirusi, para se të rinis sezoni.

MÖBEL THEMA

Bajern Munihu, Borusia Dortmund dhe Volfsburgu kanë zgjedhur hotelet në qytetet e tyre, ndërsa disa klube si Shalke dhe Borusia Mynshenglladabah kanë shfrytëzuar hotelet në kuadër të stadiumeve të tyre. Bajer Leverkuzen, Union Berlin dhe Paderborn janë vendosur në izolim, jashtë qyteteve të tyre.

Futbollistët, trajnerët dhe të punësurit e tjerë në klub, do të mbajnë maska, ndërsa në dhoma do të vendoset vetëm një person.

Comments