Sonte derbi më i madh në Angli, Liverpool apo Manchester – formacionet zyrtare

92

Sonte në Angli luhet derbi më i madh në ishull mes dy skuadrave që kanë më se shumti tituj kombëtarë të fituar, Liverpoolit dhe Manchester United

Liverpool hynë në këtë ndeshje me 20 fitore dhe 1 barazim nga 21 ndeshje dhe është rrugës për ta siguruar titullin në Premier Ligë pas 30 viteve.

E për këtë Jurgen Klopp ka zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion.

Në sulm ka startuar Sane, Salah dhe Firmino, në mesfushë Wijnaldum, Henderson dhe Oxlade Chamberlain, kurse katërshja mbrojtëse para portierit Alisson është Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk dhe Robertson.

Për Liverpoolin sonte në bankë rezervë nuk është fare Xherdan Shaqiri.

Në anën tjetër Manchester United nuk ëshët në pozitë të mirë. Aktualisht ata kanë 27 pikë më pak se Liverpool dhe nëse sot nuk fitojnë do të jenë prapë pesë pikë prapa Chelsea duke bërë kështu një hap fallco drejt sigurimit të një pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

MÖBEL THEMA

Në rast se humbin, Liverpool do të këtë 64 pikë dhe do ti ikë 20 herë kampionëve të Anglisë për 30 pikë.

Manchester hynë në lojë me disa mungesa dhe me e madhja është ajo e Marcus Rashford që sot nuk është as në bankën rezerve. Në sulm, Manchester do të startojë me Martial, James dhe Andreas, në mesfushë me Williams, Matic dhe Fred kurse katërshja mbrojtëse para De Gea është, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire dhe Luke Shaë. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Liverpool

Manchester United

Comments