Sonte finalja e ‘Eurovisionit’, ­çka nuk i lejohet të ha Jonida Maliqit

218

Sonte do të mbahet finalja e festivalit evropian të këngës, ‘Eurovision’.

Shqipëria në këtë festival përfaqësohet nga këngëtarja, Jonida Maliqi dhe këngën e saj ‘Ktheju Tokës’.

Mbrëmë në mbështetje të saj në Izrael i kanë ardhur miqtë dhe familjarët.  Ata i kanë sjellë asaj disa ëmbëlsira por ajo nuk guxoj t’i ha.

““Më ndihmojnë shumë familjarët dhe miqtë… S’më lejohet sheqeri këto ditë për kordat e zërit”, ka shkruar Jonida, teksa ka publikuar një pjatë me ëmbëlsirë.

Perfomanca e Jonidës në gjysmë-finale u vlerësua lart nga kritikët dhe po shpresojnë në një rezultat pozitiv edhe sonte./Indeksonline/

Comments