Sonte kthehet Liga e Kampionëve me dy ndeshje interesante

152

Ndeshjet e fundit të xhiros së parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të zhvillohen këtë mesjavë, të martën dhe të mërkurën. Sot na presin dy ndeshje interesante – Chelsea kundër Bayernit dhe Napoli kundër Barcelonës.

PSG-ja, Liverpooli, Valencia dhe Tottenhami pësuan disfata befasuese gjatë javës së kaluar në ndeshjet kundër Borussia Dortmundit, Atletico Madridit, Atalantas dhe Tottenhamit, transmeton Gazeta Express.

Chelsea vs Bayern Munich

Të martën, Chelsea do ta presë Bayern Munichun në Stamford Bridge. Në një sezon normal, Chelsea do të ishte konsideruar favorit për ndeshjen si vendas. Megjithatë, forma aktuale dhe paraqitjet e skuadrës së Frank Lampardit në shtëpi këtë sezon nuk u jep tifozëve shumë shpresë për këtë ndeshje.

Të Kaltrit e Londrës kanë qenë veçanërisht të dobët në shtëpi këtë sezon, pasi që i kanë siguruar vetëm pesë fitore në ligë deri më tani – rekordi më i dobët mes skuadrave në top pesëshe të Premierligës.

MÖBEL THEMA

Në anën tjetër, Bayerni ka arritur t’i japë fund ecurisë së dobët me të cilën e kishte nisur sezonin. Tani gjermanët janë në formë të mirë, në krye të Bundesligës. Ata nisen për në Londër me shumë vetëbesim, duke qenë të vetëdijshëm për vështirësitë e kundërshtarit.

Napoli vs Barcelona

Kjo do të jetë një përballje mes dy skuadrave që s’kanë qenë në formë konstante gjatë sezonin. Napoli i ka pasur shumë probleme jashtë fushës së lojës, të cilët kanë ndikuar edhe në paraqitje dhe çuan deri te shkarkimi i Carlo Ancelottit. Gennaro Gattuso e mori përsipër skuadrës dhe ka arritur ta përmirësojë skuadrën. Fitoret e fundit kundër Juventusit dhe Interit e dëshmojnë se ata janë në rrugën e duhur.

Edhe Barcelona i ka pasur problemet e veta jashtë fushës së lojës. Një zënkë e fundit publike mes Lionel Messit dhe drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidalit, rreth shkaqeve të shkarkimit të Ernesto Valverdes nga posti i trajnerit e nisi një periudhë të vështirë për Barcelonën, e cila u godit edhe nga skandale të tjera.

Megjithatë, duket se klubi e ka menaxhuar mirë skuadrën, pasi që Barcelona është kthyer në krye të La Ligës dhe ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat 5:0.

Por, lëndimet e Luis Suarezit dhe Ousmane Dembele bëjnë që Quique Setien të mos ketë mundësi të luajë me formacionin e tij më të mirë për këtë ndeshje dhe do të kërkojë nga lojtarët në dispozicion ta japin më të mirën nga vetja. /Gazeta Express/

Comments