Sot nis viti i ri shkollor

78

Sot edhe zyrtarisht nis viti i ri shkollor 2020-21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19. Dje ministrja Milla Carvoska deklaroi se ky vit do të jetë përplot me sfida prandaj, si kurrë më parë kërkoi mbështetjen e nxënësve dhe punonjësve në arsim. Carovska tha se mësimi me prezencë fizike do tu lejohet në rreth 600 shkollave fillore dhe të mesme, ndërkohë që pjesa tjetër do ta ndjek mësimin nga distanca.

Ne duhet të krijojmë më shumë qetësi në këtë proces, të japim mbështetje, sepse çdo stres shtesë do të na çojë drejt një perceptimi dhe ankthi të gabuar tek të dashurit – fëmijët. Kjo është një situatë kur po ballafaqohemi me risi. Çdo ndryshim është i vështirë. Dixhitalizimi është një përfitim për shoqërinë, dhe mësuesit tanë kur nuk ka koronavirus do të kenë aftësi dixhitale. Unë nuk shoh arsye për të mos pasur një vit të suksesshëm shkollor”-tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Për shkak problemeve të vazhdueshme me Platformën kombëtare për mësim nga distanca, mësimi online do të filloj përkohësisht në “Microsoft Teams”.

Ne mbetemi më tej në sfidë. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë ndryshime, për të parë se ku kemi gabuar, sepse kemi një problem kompleks për të zgjidhur dhe për të përmirësuar plotësisht platformën dhe për të zënë vendin e duhur në procesin arsimor”-pohoi Boro Jakimovski, prodekan I Fakultetit të Shkencave Informatike.

Mësimin nga distanca pritet ta ndjekin 260 mijë nxënës dhe 25 mijë mësimdhënës, ndërsa rreth 40 mijë nxënës mbeten jashtë mësimit online për shkak se nuk kanë pajisjet e duhura.

Comments