Sot Osmani fillon takimet me liderët partiakë, pritet data e zgjedhjeve

86

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Në orët e vona të së hënës, Gjykata Kushtuese e Kosovës ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi për votimin e “Qeverisë Kurti”, dhe në bazë të kësaj, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të thërrasë liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat sipas Kushtetutës së Kosovës nuk duhet të mbahen para 30 ditëve dhe jo më larg se 45 ditë nga ky vendim.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Lajmi.net merr vesh se Osmani qysh sot do të fillojë takimet me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, madje takimet do të fillojnë në ora 13:00.

Sipas po të njëjtit burim, Osmani do t’i takojë veç e veç liderët e partive politike. /Lajmi.net/

Comments