Sot shërohen 64 pacientë, 22 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

114

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 64 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Prej tyre 17 janë nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 12 nga Prilepi, 3 nga Tetova, 12 nga Struga, 9 nga Ohri, 1 nga Gostivari dhe 1 nga Kërçova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MÖBEL THEMA

Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e kaluara janë realizuar 145 testime, ndërsa janë konfirmuar 22 raste të reja me Covid-19. Prej tyre, 13 janë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe 7 nga Tetova.

Sipas të dhënave të MSH-së, nga fillimi i epidemisë gjithsej janë infektuar 1664 persona, 1200 janë shëruar, ndërsa 91 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 373./Telegrafi/

Comments