Spasovski: Prioritet janë ligjet dhe jo zgjedhjet, nuk do të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin e ligjeve

103

Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot ka deklaruar se nuk mund të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin paraprak të ligjeve, duke aluduar në Ligjin për Prokurorinë publike dhe Këshillit të Prokurorëve.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Prioritet është që të miratohen ligjet, dhe jo të shkohet në zgjedhje dhe kjo duhet të jetë primare për të gjitha partitë politike, nuk mund prioritet të jetë çfarëdo qoftë interesi politik. Relacionet me BDI-në janë korrekte, ashtu siç e kemi filluar koalicionin me ta, ashtu edhe do e përfundojmë, nuk pres që të ketë mospajtime dhe shtyrje eventuale të miratimit të ligjeve në rast se vjen deri tek kjo atëherë do të mendojmë për një partner të ri të koalicionit. Kur ofrohen zgjedhjet, gjithmonë ka tensione. Tensionet në Kuvend janë vetëm për përfitime politike. Takim Liderësh do të shohim nëse do të ketë dhe kur do të ketë, ndërkohë që shpërbërje të Kuvendit nuk mund të ketë pa miratimin e Ligjeve”, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër.

Comments