Speciale — January 11, 2017 at 10:30 pm

Tirana mbulohet nga bora, ja pamjet magjike nga kryeqyteti

by
Zbardhen rrugët e kryeqytetit...

Zbardhen rrugët e kryeqytetit...

Reshjet e borës janë rikthyer në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Bora ka qenë prezente gjatë gjithë pasdites, por me intensitet të ulët, ndërsa orët e mbrëmjes reshjet kanë qenë më intensive, duke zbardhur rrugët e kryeqytetit.

Për Tiranën ky është një fenomen natyror i rrallë, dhe qytetarët e presin me entuziazëm.

Jo pa qëllim ata kanë mbushur rrugët e kryeqytetit menjëherë pas reshjeve të para.

Në fakt, për shkak të uljes së temperaturave ditët e fundit, kjo nuk është hera e parë që në Tiranë bie borë.

Edhe të dielën kryeqyteti u zbardh nga dëbora, pas 6 vitesh. Në këtë video të mundësuar nga Shqiptarja.com, shijoni reshjet e dëborës në kryeqytet.

Situata e motit minutë pas minute

Ora 22:22 Ministria e Transporteve: Qarkulloni me zinxhirë

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës mbrëmjen e sotme në Shqipërinë e Mesme, lëvizja në autostradën Tiranë-Durrës duhet të kryhet me zinxhirë.

Ministria e Transportit ju bën apel drejtuesve të mjeteve qe të kene kujdes gjatë qarkullimit me automjete.

”Ka rreshje dëbore ne Shqiperinë e mesme, drejtuesit të perdorin zinxhirët. Ka pasur rreshje të konsiderueshme dëbore, të shmangen lëvizjet deri në normalizimim e situatës. Gjithë stukturat janë angazhuar maksimalisht për te kaluar situatën. Aktualisht asnjë aks kombetar nuk është i bllokuar”,-shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Ora 22:15 Veliaj: Në Tiranë 5 cm borë, mëngjesi me ngrica në rrugë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këshillon qytetarët të kenë kujdes pasi reshjet e borës në kryeqytet vijojnë të bien me intensitet të lartë.

Sipas tij, në qytetin e Tiranës ka rënë 5 cm borë, ndërsa në zonat rurale trashësia e saj është edhe më e madhe.

Në Tiranë ka rënë 5cm deborë, por më shumë reshje në zonat rurale. Nata do të jetë e ftohtë e me temperatura nën zero. Nata dhe mëngjesi do kenë ngrica në rrugë dhe trotuare. Ju lutemi të tregoni kujdes në levizje, kufizoni shpjetesinë“, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka angazhuar në terren 1200 punonjës.

Comments

comments