Specialja fton edhe këshilltarin e Thaçit si dhe ish-eprorë tjerë të UÇK-së

145

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas ftesës që erdhi në drejtim të kryeministrit Haradinaj nga Specialja.

Po ashtu, Thaçi përmes këtij postimi në Facebook ka bërë të ditur se ftesë nga Specialja kanë marrë edhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së, përfshirë edhe këshillltarin e tij, Bislim Zyrapi, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i Facebook:

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij.

Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë.

Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! /Lajmi.net/

Comments