Spektakël kosovarësh: Baseli ‘demolon’ Zurichun për tri pikët, Zhegrova regjistron asistim

94

Spektakli i kosovarëve në mes të Zurich dhe Basel, i ka takuar kësaj të fundit.

MÖBEL THEMA

Basel ka shënuar fitore të thellë 0:4 në udhëtim te Zurich, për tri pikët e reja në Superligën e Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje ishin të ftuar tetë kosovarë, nga të cilët pesë patën minuta në dispozicion. Hekuran Kryeziu e Kemal Ademi nuk u paraqitën.

Në ndeshjen e shumë kosovarëve, ishte Fabian Frei ai që vodhi spektaklin, duke realizuar het trik (1’, 80’ dhe 84’).

Në golin e tretë, Frei u asistua nga Zhegrova, kurse ylli kosovar u involvua edhe në golin e tretë të skuadrës, kur shumë mirë nxori skuadrën në kundersulm.

Zhegrova mori vëmendje edhe kur në minutën e 84’ pati një konflikt me Schonbachler të Zurich, për të bërë që edhe Benji Kololli të futet në mes dhe të qetësonte gjakrat, duke qenë aty për shokun e kombëtares.

Rrugën e golit gjeti edhe Valentin Stocker, i cili u asistua nga Orges Bunjaku. Kështu Basel mori fitore 0:4, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Basel ngritët në 39 pikë, për pozitën e tretë në tabelë. Zurich në anën  tjetër mbetet me 31 pikë në pozitën e pestë. /Lajmi.net/

Comments