Spitali i Kumanovës, ndotësi më i madh i qytetit

94

Është vendi ku të sëmurët vijnë për tu shëruar. Por, Spitali i Kumanovës vlerësohet si njëri nga ndotësit më të mëdhenj të qytetit. Kjo pasi që i gjithë kompleksi spitalor ngrohjen qendrore vazhdon ta shfrytëzoj me mazut. Ky sistem i kaldajave të vjetra gjysmë shekulli shpenzon rreth 50 mijë euro mazut për një sezon dimëror. Ndërsa, dëmet më të mëdha sipas ambientalistëve shkaktohen me ndotjen e ajrit. Madje në raportin e fundit të “UNECE” theksohej se ndotja kontribuon në 3.000 vdekje të parakohshme në vit në vendin tonë. Qytetarët ankohen nga gjendja, duke theksuar se ndotja enorme u shkakton probleme të shumta shëndetësore.

“Për shkak të ajrit të ndotur morëm sëmundje dhe tani shëtisim spitaleve për tu shëruar. Çfarë ju pengon juve më shumë? Kam probleme me frymëmarrjen, më ndalet fryma në fyt nga ndotja e ajrit. Ku mendoni se qëndron problemi? Po nuk e di, ka mundësi që firmat kanë faj që nuk i respektojnë standardet ekologjike dhe ndotin duke përdorur si lëndë djegëse mazutin.”

MÖBEL THEMA

Nga drejtoria e spitalit të Kumanovës thonë se furnizimi publik për këtë sezon është marrë dhe kjo nënkupton që edhe sivjet spitali do të ngrohet me këtë derivat fosil, i cili ndot ajrin. Drejtoresha Snezhana Zaharieva tha se shpëtimi i vetëm është lidhja në sistemin e gazifikimit. Ndërkohë, ajo kërkon që deri në përfundimin e këtij procesi, të vendosen filtra në oxhaqet e vjetra.

Vlerësimi i kostos që kur u bë studimi para investimit është rreth 200 mijë euro. Morëm konfirmimin nga Ministri i shëndetësisë se projekti është miratuar për ndërtimin e kaldajës me gaz natyrorë dhe ne e kemi filluar këtë proces në mënyrën që fillimisht dorëzuam kërkesën te NP ‘Komanovo-Gaz’ për të marr pëlqimin për kyçje në sistemin e gazifikimit”-tha Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Ndërkaq, në gjithë vendin janë gjithsej 17 spitale që ngrohen me mazut, tymi i të cilëve emeton grimca enorme PM10 në ajër. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përveç Spitalit të Kumanovës, prioritet kanë edhe Spitali i Strumicës dhe Klinika Gjinekologjike në Çair. Për këtë të fundit thonë se ka përfunduar procedura për furnizim publik për vendosjen e kaldajës së gazit natyror dhe sistemit të gazifikimit. Sipas ministrisë, tenderin prej 240 mijë eurove e ka fituar kompania “Energo Sistem”, e cila posa të nënshkruaj marrëveshjen do të fillojë më punë.

Comments