Stevo Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Itali

Të dy presidentët do të kenë takim kokë-më-kokë, ndërsa më pas do të mbahet takim plenar i të dy delegacioneve

48

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, nesër (6 nëntor 2019) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Pendarovski do të pritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit italian Sergio Mattarella. Të dy presidentët do të kenë takim kokë-më-kokë, ndërsa më pas do të mbahet takim plenar i të dy delegacioneve.

MÖBEL THEMA

“Presidenti Stevo Pendarovski do të realizojë takim me kryetarin e Dhomës së Ulët Roberto Fiko, si dhe me senatorin Etore Litcheri, kryetarin e Komitetit për Çështje Evropiane Luchiano D’Alphonso dhe takime tjera”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Itali, Pendarovski do të mbajë ligjëratë në Fakultetin për Shkenca Politike, Sociologji dhe Komunikim në Universitetin Sapienca në Romë.

Comments