Studimi: 7 perime dhe fruta në ditë mbajnë të keqen larg

95

Të hash shtatë ose më shumë racione fruta dhe perime në ditë është më eshëndetshme se sasia e rekomanduar, 5, dhe do të zgjaste jetën e njeriut.

Një studim britanik i kryer mbi 65.220 persona, burra dhe gra, tregoi se sa më shumë fruta dhe perime njerëzit hanë, aq më të ulëta janë gjasat që ata të vdesin në moshën e përllogaritur shkruan albeu.com.

MÖBEL THEMA

Sipas studimit, 7 racione në ditë ulin ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga kanceri apo sëmundjet e zemrës. Por autoritetet shëndetësore thonë se 5 herë në ditë është e mjaftueshme dhe madje, shumë prej njerëzve luftojnë që të arrijnë edhe këtë numër.

Ekspertët thonë se përveç frutave dhe perimeve, faktorë të tjerë si moskonsumimi i shpeshtë i duhanit dhe alkoolit mund të ndikojnë gjithashtu në rënien e vdekshmërisë.

Edhe pse të gjithë e dinë sesa të shëndetshme janë frutat dhe perimet, rezultatet e studimeve kanë treguar se njerzit priren më shumë të konsumojnë ushqime të shpejta duke i lënë mënjanë ushqimet që i sigurojnë vitamina dhe fibra. /albeu.com/

Comments