Studimi i ri ka zbuluar efektin befasues të çokollatës së zezë në shpenzimin e energjisë

56

Nuk ka dyshim se keni dëgjuar se çokollata mund të konsiderohet si kënaqësi e shëndetshme – por është fjala për çokollatën e zezë dhe jo për çokollatën me qumësht. Një studim i ri sugjeron se çokollata e zezë mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori.

Çokollata e zezë me 70 për qind dhe më shumë kakao, është e pasur me komponentë bimorë të quajtura flavonoide dhe flavanole, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe ofrojnë përfitime të tjera kardiovaskulare.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Mes tjerësh, studime të ndryshme sugjerojnë se konsumimi i kësaj çokollate zvogëlon rrezikun për rezistencë në insulinë, shtypje të lartë të gjakut, kolesterolin ‘e keq’, ndihmon në aftësitë njohëse (duke përmirësuar qarkullimin trunor).

(Foto: SelectHealth)

Ndërkaq, një studim i realizuar gjatë vitit 2021 që është botuar në revistën International Journal of Exercise Science, ka testuar efektin çokollatës së zezë në shpenzimin e energjisë te femrat gjatë pushimit dhe ushtrimeve.

Rezultatet kanë treguar se pjesëmarrëset që kanë ngrënë çokollatë të zezë kanë pasur rreth 10 për qind rritje të metabolizmit në qetësi, në raport me femrat që kanë ngrënë çokollatë të bardhë. Megjithatë, çokollata e zezë nuk kishte ndonjë efekt në harxhimin e energjisë gjatë intensitetit.

Edhe pse mund të supozohet se kafeina në çokollatë mund të jetë shkaku i rritjes së metabolizmit, studiuesit thonë se doza ditore e çokollatës së zezë – afërsisht katër copë – ishte shumë e vogël që përmbajtja e kafeinës së saj të luante një rol të rëndësishëm në rezultat.

Flavonoidët në çokollatën e zezë kanë më shumë të ngjarë të stimulojnë përshpejtimin metabolik, thonë studiuesit, duke sugjeruar që kërkimet e mëtejshme mund të zbulojnë rolin e çokollatës së zezë në ekuilibrin e energjisë, kontrollin e peshës dhe përbërjen e trupit. /Telegrafi/

Comments